Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe drejtorin e Llotarisë Shtetërore, Perparim Bajrami, të cilët akuzohen për shpërdorim të rreth 8 milionë eurove nga Llotaria Shtetërore.
Prokuroria Publike njoftoi dje se do të kërkojë nga Ministria e Punëve të Brendshme të shpallë urdhër-arrest për këto dy persona, ndaj të cilëve Gjykata Themelore e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Të dy personat janë të pakapshëm për organet e ndjekjes penale.