Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur edhe për idenë e listave të veçanta në zgjedhjet lokale.
Sipas tij, kjo ide i mundëson BDi-së rikthimin në pushtet, gjë që nuk e duan votuesit dhe shqiptarët.
“ Dua që të jam i hapur edhe ndaj votuesve tanë, por edhe ndaj votuesve të përkrahësve të ASH-së. Asnjëherë përbrenda VLEN-it nuk ka qenë problem se me sa komuna do të menaxhoje një parti e caktuar. Mirëpo, ideja është që edhe në zgjedhjet lokale të fitohet BDI-ja sepse këtë e kërkojnë qytetarët dhe votuesit tanë. Shkaku se politikat të cilat bëhen në nivel të ekzekutivit duhet të administrohen dhe të reflektojnë edhe në komunat edhe në pushtetin lokal, sepse vetëm ashtu shqiptarët do të arrijnë ta ndjejnë ndryshimin. Mendojmë që është momenti i duhur kur duhet që të reflekton edhe ASH-ja edhe zoti Taravari dhe të rikthehet në tryezën e bisedimeve duke pamundësuar çdo lloj komunikimi për t`u marr vesh me BDI-në për zgjedhjet lokale “, deklaroi Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *