Prokuroria Publike Themelore e Strugës ka ngritur dy kallëzime penale për emërim të paligjshëm të dy drejtorëve të shkollave në Strugë. Në rastin e parë akuzohen katër persona për emërimin e drejtoreshës në fshatin Veleshtë. Drejtoresha e emëruar me dokumente të falsifikuara që i kanë shërbyer për të dhënë provimin pranues, drejtori i qendrës së provimeve dhe zëvendës drejtori, si dhe kryetari i Strugës.

Në rastin e dytë, kryetari i komunës së Strugës akuzohet për vepër penale Punë të Pandërgjegjshme në Shërbim, sepse ka marrë vendim me të cilin ka caktuar person që nuk i plotëson kushtet, nuk ka pasur përvojë pune prej të paktën pesë viteve, në detyrën e ushtruesit të detyrës drejtor të shkollës fillore në fshatin Podgorc, njofton Prokuroria, përcjellë Alfax.