Hristijan Mickoski dhe Kiriakos Micotakis do të përballen në Uashington për atë se kush e zbaton dhe kush jo Marrëveshjen e Prespës. Mickoski, foli pasi Micotakis kishte paralajmëruar se mospërdorimin e emrit kushtetues “Maqedonia e Veriut” nga Qeveria e ardhshme e RMV do ta ngrejë si çështje në samitin e NATO-s në Uashington, nëse Shkupi nuk e ndryshon qëndrimin deri atëherë.
“Ndoshta është mirë që të argumentohen qëndrimet para atij forumi për të cilin kryeministri i fqinjit tonë jugor po cakton takim argumentues”, tha Mickoski.
Mickoski ka thënë se VMRO-DPMNE-së dhe ai personalisht do të respektojnë gjithçka që është në Marrëveshjen e Prespës dhe është pjesë e sistemit juridik dhe rendit kushtetues të vendin, por se e drejta e tij njerëzore është e drejta e lirisë së shprehjes dhe fjalës prandaj Mickoski nuk përmend as Maqedoninë e Veriut dhe as Maqedoninë.
Mesazhi im për kryeministrin e ardhshëm është shumë i qartë: mbaruan zgjedhjet. Marrëveshja e Prespës, e cila kishte shumë probleme për ne, përmban një të drejtë themelore që emri të jetë për përdorim të përgjithshëm, erga omnes. Ai duhet ta respektojë këtë dhe të bëjë një deklaratë kategorike, kur të bëhet zyrtarisht kryeministër, se do të respektojë Marrëveshjen e Prespës. Përndryshe, ai do të ketë një përvojë të parë shumë të pakëndshme kur të takohemi të gjithë në Uashington në 75 vitet e NATO-s”, tha Micotakis për Mickoskin.
Mickoski, nga ana tjetër, nuk ka frikë se qëndrimi i tij mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet me Greqinë dhe mundësisht me vendet e tjera.
Ndryshe, neni 7 i Marrëveshjes së Prespës i referohet përdorimit të termave “Maqedoni” dhe “Maqedonas” nga të dyja palët.
Për Greqinë, termat tregojnë jo vetëm zonën dhe njerëzit në rajonin e saj verior dhe karakteristikat e tyre si qytetërimi helen, historia, kultura dhe trashëgimia e atij rajoni nga antikiteti deri në ditët e sotme.
Për Maqedoninë, termat tregojnë territorin, gjuhën, njerëzit dhe karakteristikat e tyre, me historinë, kulturën dhe trashëgiminë e tyre, të cilat janë veçanërisht të ndryshme nga ato të përmendura për palën greke.