VMRO-DPMNE i ka reaguar BDI-së, lidhur me komunikatën e partisë opozitare në të cilën ata kërkojnë veting ndërkombëtar edhe për krimet urbane.
Nga VMRO thonë se BDI është në panik për shkak se dhëndri i Ali Ahmetit, familja e Musa Xhaferit dhe Pucko Petrol nuk do të mund të ndërtojnë ku të mbërrijnë.
“7 vite BDI po e mban mafijën urbane. Nuk ka kompani që ndërton e që nuk është e lidhur në një farë mënyre me BDI-në. 7 vite BDI shkaktoi kaos ndërtimor në Shkup dhe shtet. Nuk ka më ndërtime të egra në Malin Shar, e as në vende tjera. Ndërsa kur jemi të mafija urbane, nuk ka më Artan Grubi të merret vesh me ndërtuesit e rrugëve”, thonë nga VMRO.