Orhan Murtezani, Ministër për çështje evropiane në INTERVISTËN e ditës për Alsat deklaroi zgjidhja e kontestit me Bullgarinë është një problem bilateral i cili ka nevojë për hapësirën e nevojshme dhe për të cilën duhet ndihma e Komisionit Evropian dhe partnerëve tanë strategjik.

Ai sqaroi se janë duke pritur rrjedhën e zgjedhjeve gjatë fundit të kësaj jave në Bullgari duke shpresuar se do të ketë një qeveri stabile e cila do të jetë në gjendje të dialogoj për ta zgjidhur këtë problem bilateral.

“Vërtetohet ajo që e kishim në pjesën e mbyllur të takimit ku u dakorduam që të krijojmë një hapësirë e cila do të çoje drejt zgjidhjes së problemit. Nëse më herët ka pasur disa tentativa për ndryshim ose disa propozime tona ato menjëherë janë refuzuar nga Bullgaria. Andaj të gjitha këto ide dhe propozime që i kemi ne të mundohemi që në kuadër të kësaj hapësire, së bashku me ndihmën e Komisionit Evropian dhe partnerëve tjerë strategjik ti dërgojmë deri te pala bullgare. Fillimisht të shpresojmë që ka fundi i kësaj jave zgjedhjet të rezultojnë me sukses dhe të kemi një qeveri stabile politike. Natyrisht që çdo iniciativë duhet të fillojë nga raportet tona bilaterale me Bullgarinë. Një pjesë e madhe e anëtarëve të BE-së nuk do të kishin problem të rishqyrtonin disa qëndrime, por kjo duhet të rifillojë në rrafshin bilateral me Bullgarinë”, deklaroi midis tjerash Murtezani.