Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Republikës së Kosovës njoftojnë se Gjykata Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin në Serbi të ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani.
“Rikujtojmë se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, z. Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletëarresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL. Z. Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJD.