Abaz Selmani , Koordinatori Nacional për Interkulturalizëm, Zhvillim të Kulturës dhe Bashkëpunim Sektorial gjatë ditës së sotme është takuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, Florian Qehaja.

” Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit interkulturor midis vendeve tona i cili priret të thellohet sidomos midis shoqatave në zonat ndërkufitare”, deklaroi Selmani dhe vazhdoi:

” Njohja e kulturave si dhe promovimi i tyre midis dy vendeve tona është njëra ndër prioriteteve tona. “