SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut që të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së.

Ky mesazh është dhënë në takimin në mes delegacioneve të udhëhequra nga presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emanuel Macron, që u mbajt në Francë.

Siç njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë, SHBA-të dhe Franca i kanë bërë thirrje Qeverisë së re të RMV-së të mbajë fokusin në rrugën drejt BE-së dhe të respektojë detyrimet e veta ndërkombëtare.

“Biden dhe Macron diskutuan për Ballkanin Perëndimor dhe theksuan rëndësinë e integrimit evropian të rajonit”.

“Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpritën bashkëpunimin e vazhdueshëm të ngushtë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian me qëllim të rritjes së prosperitetit dhe forcimit të qeverisjes demokratike dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin për konferencën e kabineti i presidentit amerikan, Joe Biden.