Përparësi bindëse e VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së në mesin e elektoratit maqedonas. BDI dhe koalicioni VLEN për herë të parë barazuan rejtingun. Këtë e tregon sondazhi i parë paszgjedhor i IPSOS. Rejtingu i koalicionit “Maqedonia juaj” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE është 31 për qind, ndërsa koalicioni “Ardhmëria Evropiane” e udhëhequr nga LSDM vetëm 10 për qind.

Sipas këtij sondazhi, E Majta ka 8 për qind mbështetje, ndërsa Fronti Evropian i BDI-së dhe koalicioni VLEN nga 7 për qind. Gjashtë për qind e qytetarëve të anketuar e mbështesin ZNAM-in e Maksim Dimitrievskit, dhe një për qind mbështesin koalicionin “Guximshëm për Maqedoninë”.

Rejtingu i VMRO-DPMNE-së është edhe më i lartë tek ata që janë shprehur se patjetër do të votonin. Këtu VMRO-DPMNE kanë mbështetjen 47 për qind, koalicioni LSDM 15 për qind, BDI dhe VLEN-i 11 për qind, e majta 8, ZNAM 6, ndërsa koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” një për qind.

Kjo anketë në terren është kryer nga IPSOS në periudhën 10-20 maj.