I pyetur nëse do ta shqyrtojnë pjesëmarrjen në qeveri, nëse gjatë 6 muajve të parë të qeverisjes nuk realizohen ndryshimet kushtetuese, Arben Taravari nga VLEN tha se janë konsekuent në qëndrimet e tyre, dhe pas kësaj periudhe kohore, do ta shqyrtojnë çështjen në fjalë, përcjell TV21. Taravari tha se negociata me BE-në janë për të mirën e të gjithë qytetarëve në Maqedoni.
“Ne jemi konsistent në qëndrimet tona. Pas 6 muaj ulemi e bisedojmë, e rishikojmë, i konsultojmë të gjithë faktorët me relevancë që janë për ne, dhe vazhdimisht jemi në komunikim me të gjithë faktorët për një gjë që është shumë e rëndësishme për ne, ajo është që Maqedonia sa më shpejtë t’i fillojë negociata me BE-në, sepse është për të mirën e gjithë qytetarëve që jetojnë në Maqedoni”, tha mes tjerash Taravari./