Shkup, 19 prill – Meqë edhe pak muaj na ndajnë deri në zgjedhjet e ardhshme ku do të përballen partitë politike në opinion, nga tani kanë filluar fushatat me sulme dhe kundër sulme nga distanca. Së fundmi liderët maqedonas kanë filluar fushatën e tyre me po të njëjtën strategji anti-BDI. Akuza dhe kundër akuza deri në fyerje se cili prej politikanëve maqedonas janë më të afërt me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti. Në krejt këtë debat të zhvilluar ajo që krijon habi është fakti që partitë tjera politike shqiptare as që përmenden nga liderët maqedonas, thua se nuk ekzistojnë fare. Dhe, tani në këtë situatë Ahmeti mund të jetë vërtetë i padëshiruar për politikanët maqedonas ose mund të jetë më i preferuari politikan shqiptarë për koalicion. Kovaçevski publikisht ka pyetur Mickovskin se sa takime ka realizuar me Ahmetin në gjashtë muajt e fundit, duke mos dhënë ndonjë detaj shtesë. Ai tha se VMRO-DPMNE e Mickovskit ka qenë një mace në koalicionin qeverisës me BDI-në, ndërkohë që sot si opozitë është kritikuesja më e madhe e partisë së Ahmetit. Nga ana tjetër Mickovski e cilëson Kovapevskin si frikacak që nuk ka guxim të takohet me liderët, dhe shpesh herë e quan LSDM-në si partnere e vogël e BDI-së në qeverisje. Kujtojmë që, partia e Ahmetit BDI ka qeverisur edhe me VMRO-në dhe aktualisht po qeverisë edhe me LSDM-në, shkruan Zhurnal.

Akuza dhe kundër akuza nga politikanët maqedonas kundër njëri tjetrit shkaktar Ali Ahmeti –

Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, dhe lideri i opozitares VMRO-DPMNE, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për lidhjet dhe pozitën e tyre karshi liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Kovaçevski publikisht ka pyetur Mickovskin se sa takime ka realizuar me Ahmetin në gjashtë muajt e fundit, duke mos dhënë ndonjë detaj shtesë. Ai tha se VMRO-DPMNE e Mickovskit ka qenë një mace në koalicionin qeverisës me BDI-në, ndërkohë që sot si opozitë është kritikuesja më e madhe e partisë së Ahmetit.

“Të njëjtët që tani sillen si luanë, për 11 vjet ishin si kotele në koalicion me të njëjtën parti politike – BDI-në për të cilën po flasin sot. Dua të pyes nëse mund të pyesni edhe ju, nëse lideri i VMRO-DPMNE-së dhe anëtarët e menaxhmentit të tij të lartë, ndajnë me opinionin se sa herë në 6 muajt e fundit kanë kërkuar dhe arritur të takojnë liderët dhe zyrtarët e lartë të BDI-së dhe çfarë diskutuan në ato takime, nëse i kishin”, tha Kovaçevski.

VMRO-DPMNE, e drejtuar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, dhe BDI kanë qenë partnerë në koalicionin qeverisës nga viti 2008 e deri në vitin 2016. Ishte refuzimi i BDI-së që të vazhdojë koalicionin pas zgjedhjeve të 2016-ës ajo që çoi VMRO-DPMNE-në në opozitë, e cila doli fituese te blloku politik maqedonas. Vendimi i BDI-së që të lidhë koalicion me LSDM-në, parti që kishte fituar dy deputetë më pak, hapi rrugën e Marrëveshjes së Prespës, e cila hoqi veton greke dhe çoi vendin në NATO. Që atëherë VMRO-DPMNE ka qenë kritikuesja më e ashpër e BDI-së, ndërkohë që Kovaçevski thotë se fjalori i kësaj partie opozitare në 6 muajt e fundit është zbutur.

Mickoski, ndërkohë, mohoi se ka kërkuar apo realizuar ndonjë takim me Ahmetin kohëve të fundit. Thotë se vetëm publikisht kërkon takim me liderët, por se është i gatshëm t’i pranojë edhe grupet punuese për dalje nga ngërçi politik i krijuar nga obligimi që deri në fund të nëntorit të miratohen ndryshimet kushtetuese.

“Meqenëse ai po bën pyetje, supozoj se ai e di përgjigjen. Unë as nuk e kam kërkuar dhe as nuk kam ndërmend ta kërkoj (takimin me Ahmetin), por po kërkoj publikisht një takim liderësh ku prej më shumë se tre dekadash të ulen të gjithë kryetarët e partive politike parlamentare dhe të bien dakord për datat dhe afatet e zgjedhjeve”, tha Mickoski. “Ja, publikisht i kërkoj Kovaçevskit të ulet aty, ta marrë edhe Ahmetin dhe kë të dojë ta marrë me vete, që t’ia mbajnë qëndrimin sepse ai (Kovaçevski) është një frikacak i dëshmuar”, tha Mickovski

Ahmeti, ndërkaq, tha gjatë javës së kaluar se zgjedhjet e parakohshme nuk ofrojnë zgjidhje dhe se preokupimi kryesor i vendit duhet të jetë sigurimi i votave për ndryshimet kushtetuese.

“Zgjedhjet do t mbahen në terminin e rregullt në pranverë të vitit të ardhshëm. Nëse VMRO-së i pengon të qenurit BDI-ja në drejtim të vendit ne me automatizëm kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe qëndrojmë pranë atij premtimi – ne tërhiqemi nga ekzekutivi në momentin që ata votojnë ndryshimet e Kushtetutës”, tha Ahmeti.

Ku janë partitë tjera, sepse aktualisht debati zhvillohet mes VMRO-së, LSDM-së dhe BDI-së që është në mes të dyjave –

Skena politike në Maqedoninë e Veriut ka një numër të madh të partive politike sidomos në kampin shqiptarë kohës së fundit janë shtuar me të madhe. Por, që këto të fundit duket që ekzistojnë vetëm në mënyrë administrative pasi në praktikë janë tejmase të heshtura dhe nuk dëgjohen askund.

Kur po flitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato parlamentare i gjithë debati po zhvillohet mes tri partive politike në vend, VMRO-së, LSDM-së, dhe BDI-së nga kampi shqiptarë. Madje, debati ka marrë një kahje tjetër ku partitë maqedonase po akuzojnë njëra tjetrën se cila po i shërben BDI-së.

Aleanca për Shqiptarët dikur lokomotiva e opozitës shqiptare tani është pjesë e pushtetit nuk dëgjohet fare sepse nuk ka zë. Ndërkaq, nga opozita shqiptare kanë formuar edhe frontin opozitar duke u bashkuar, Lëvizja Besa, Alternativa, dhe LD e Izet Mexhitit, mbase ky front opozitar pritet t’i bëjë ballë partive në pushtet, por janë duke vepruar në heshtje dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik është zhvendosur vetëm te tri partitë e lartpërmendura.Kujtojmë që, vendi ndodhet aktualisht përballë një sfide të madhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për këtë partitë në pushtet po garantojnë që do të ndodhin. Ndërkaq, nga opozita maqedonase kundërshtojnë dhe mohojnë që këto ndryshime do të ndodhin, opozita shqiptare ka kushtëzuar votimin me largimin e 20% për gjuhën shqipe. /Zhurnal.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *