Nga VMRO-DPMNE thonë se nuk do të heqin dorë nga premtimi për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor, përcjell TV21. Nga partia në pushtet thonë se janë të mirëseardhura idetë për ndryshime të mundshme në gjyqësor.

“Nuk ka më prokurorë dhe gjykatës që janë në shërbim të elitës kriminale të biznesit. Shpërbërja e Këshillit është masë prej të cilës nuk heqim dorë, kjo ishte edhe premtimi ynë para qytetarëve, që mori mbështetje. Ndërkohë, duhet të kemi parasysh se rezistenca më e madhe për këtë hap është prej atyre që u shërben sistemi i kalbur gjyqësor dhe atyre që u konvenojnë institucione me besim prej 2%”, tha mes tjerash Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE.