Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për idenë e plasuar nga oponentët politik se kjo Qeveri është antishqiptare.
Ai sjell argumente të shumta se pse kjo Qeveri nuk është antishqiptare dhe bile madje është shumë proshqiptare.
“ Realisht, kjo Qeveri le që nuk ka askush asnjë argument se është antishqiptare, por unë mendoj që shqiptarët janë mjaftueshëm mirë të përfaqësuar në Qeveri. Kemi bërë hapa të prekshëm që e dëshmojnë mbrojtjen e interesave shqiptare. Dhe po të doni ta krahasojmë, fjala bie në këtë Qeveri nuk kemi rastin Monstra, nuk kemi rastin e Sopotit, nuk e kemi rastin Lagja e trimave, nuk e kemi tërheqjen zvarrë të grave shqiptare. Në këtë Qeveri nuk kemi afëra të Maxhar Telekomit. Në këtë Qeveri nuk kemi listat e zeza, në këtë Qeveri nuk kemi persona nongrata. Në këtë Qeveri nuk kemi Soravia. Por, në këtë Qeveri kemi 34 milion euro për kampusin universitar të Nënë Terezës. Në këtë Qeveri e bëmë hapjen e pikës kufitare onë stop shop. Në këtë Qeveri, mbi 80 milion euro cdo vit ndahen për zhvillimin e komunave shqiptare. Në këtë Qeveri, vazhdon korridori 8. E kështu me radhë. Poqese i vendos dikush kështu gjërat e ka shumë të qartë se a është kjo qeveri antishqiptare ose është pro shqiptare. Por, sic thotë fjala e urtë kur i digjet dhelprës bishti ajo mendon se u dogj gjithë dynjaja. Unë e kam dert se kjo i ndodh edhe zotit Taravari dhe zotit Ahmeti ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *