Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, gjatë negociatave për qeverinë e re me mandatarin Hristijan Mickoski janë dakorduar që në 100 ditët e para të qeverisjes të shqyrtohen të gjitha vendimet e dyshimta për lojërat e fatit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Mexhiti u zotua se Qeveria e re do të angazhohet për zvogëlimin e numrit të kazinove.
“Nuk do të marrim pjesë në drejtorinë e Lotarisë apo të lojërave të fatit. Poashtu kemi biseduar me mandatarin e ardhshëm që ndër pikat e para në qeveri ta rishqyrtojmë çështjen e kazinove, të anulohen vendimet joligjore që janë sjellë dhe dukshëm, në mënyrë radikale të zvogëlohet numri i tyre sepse në këtë ekonomi të brishtë, në këtë periudhë kur të rinjtë po na ikin, nuk na duhen kazino. Na duhen vende të reja të punës dhe zhvillim ekonomik”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.