Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka realizuar takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.
Në takim, siç thuhet në komunikatë është biseduar për sfidat rajonale dhe për thellimin e bahskëpunimit mes dy vendeve.
“Kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres presidentin e Republikës së Shqipërisë, mikun tim z. Bajram Begaj.
Folëm për sfidat rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh. U dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera t’i thellojmë e pasurojmë edhe më shumë në të ardhmen”, ka shkruar Gashi.