Deputetja e Alternativës dhe koordinatorja e grupit parlamentare të opozitës shqiptare, Safije Sadiku Shaini, për kanalin zyrtar të kuvendit, tha se ky mandat për ta ka qenë dinamik.
Në fillim, tha ajo, kanë qenë së bashku me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa gjatë asaj periudhe, duke parë problemet e qytetarëve me mungesën e shtetësisë, morën për obligim që të sjellët ky ligj dhe të zgjidhet ky problem i rëndësishëm për banorët e këtij vendi.
“Pastaj në fund të vitit 2021 ne si Alternativë duke e parë se shteti po i rrezikohet hapja e negociatave me BE-në, ne vendosëm që të hyjmë në qeveri ku brenda kësaj periudhe u votua edhe propozimi francez. Pastaj në fillim të vitit 2023 ne vendosëm që të dalim nga pushteti për arsye se pushteti fillojë që të shoh vetëm numra dhe jo marrëveshje të nënshkruara. Ne ishim partia e vetme shqiptare e cila hyri në qeveri me një marrëveshje të nënshkruar. Pra kjo ishte një risi e pluralizmit politik, po ashtu edhe një vlerë e shtuar për aktorët politik të Maqedonisë së Veriut”, deklaroi deputetja Shaini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *