Drejtori i Drejtorisë për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, e ka falënderuar Ministrin e Eurointegrimeve Orhan Murtezani për përkushtimin e tij në agjendën reformuese të Maqedonisë së Veriut.
Pas vizitës së Murtezanit në Bruksel, Jan Koopman ka publikuar një tweet nën fotografinë e takimit të ministrit Murtezani.
“Shumë faleminderit Orhan Murtezani për bisedimet e shkëlqyera dhe energjinë që e keni investuar në adoptimin e planit ambicioz të rritjes për Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Koopman.