Kryetari i “Alternativës”, Zeiqirja Ibrahimi, gjatë një interviste për gazetën LAJM, paralajmëroi se Akademia Shqiptare e Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut, do të fillojë të funksionojë në vitin 2025 dhe fillimisht do të financohet nga katër komuna.

“Ne kemi mbështetur idenë e akademikëve shqiptar për Akadaminë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave. Ne edhe në programin tonë qveritar e kemi patur që duhet të themelohet një Akademi e Shkencave dhe Arteve. Në shumë vende të botës kanë nga disa akademi edhe ato nuk janë të bëra vetëm në kuptim etnik por janë të bëra në kuptim shkencor. Askush nuk duhet të habitet kur flasim për akademi. Unë habitem me opinionin maqedonase kur ne flasim për akademi atyre u duket se po flasim për ushtri. Akademia është një institucion prej të cilit do të fitonin të gjiithë. Ne kemi vendosur që në vitin 2025 fillimisht katër komunat, e Çairit, Tetovës, Zhelinës dhe Gostivarit do ta mbështesin me buxhet këtë akademi dhe ndërkohë do të punohet për sanksionimin e saj ligjor”, tha Ibrahimi për gazetën LAJM.