Me shumicë votash, parlamenti slloven ka miratuar njohjen e një shteti të pavarur palestinez.
“I dashur popull i Palestinës, vendimi i sotëm përfundimtar i Sllovenisë është një mesazh shprese dhe paqeje”, tha ministrja e Jashtme e vendit, Tanja Fajon, në një postim në X.
“Ne besojmë se vetëm një zgjidhje me dy shtete mund të çojë në një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme. Sllovenia do të vazhdojë pa u lodhur të punojë për sigurinë e të dy kombeve, palestinezëve dhe izraelitëve.”
Spanja, Irlanda dhe Norvegjia gjithashtu njohën Palestinën si shtet të pavarur javën e kaluar.