Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti thotë se qeveria e re së shpejti do të numërojë mbi 80 deputetë në Kuvend, me çka për herë të parë d të kemi qeveri që përkrahet nga 2/3 e deputetëve. I pyetur për ndryshimet kushtetuese, Mexhiti tha se po kërkohet forma ma e mirë bashkë me partnerët në qeveri dhe partnerët strategjik të RMV-së.
“Ka lëvizje edhe për deputetë të tjerë, së shpejti do të ketë mbi 80 deputetë, pra do të jetë hera e parë që do të ketë 2/3 e shumicës në Parlament. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, me partnerët tanë strategjik jemi në komunikim të përditshëm, deputetët shqiptarë nuk kanë asnjë dilemë rreth kësaj, ne nesër po të na thërrasin, jemi të gatshëm për ndryshime kushtetuese, mirëpo po punojmë bashkë me partnerët edhe në qeveri edhe partnerët strategjik për të gjetur formën më të mirë”, tha Mexhiti.
Kjo nuk është hera e parë që paralajmërohet se deputetë nga opozita do të kalojnë në radhët e shumicës parlamentare, por gjithsesi ky paralajëmrim ndryshon nga të dertianishmit në pjesën ku Mexhiti tha se një gjë e tillë do të ndodhë së shepjti. Që do të thotë se buka është “gatuar dhe është pjekur” mirë dhe tani vetëm pritet të shërbehet para opinionit, shkruan Zhurnal.
Rritja e shumicës parlamentare tani më duket punë e kryer dhe është pikëpyetje vetëm kur do të ndodhë. Gjasat janë më të mëdha që zgjerimi të ndodhë pas pushimeve verore, respektivisht nga shtatori e andej.
Poashtu është me rëndësi të madhe të dihet profili i plotë politik dhe etnik i deputetëve që do të kalojnë nga radhët e opozitës tek pushteti. A do të jenë aqedonas, shqiptarë, turq, apo të ndonjë etnie tjetër. Apo ndoshta do të jeë miks, nga disa etni nga një ose dy deputetë. Kjo është me rëndësi të madhe, sepse shumica e dyfishtë që e përkrahë qeverinë edhe pse nuk është obligim ligjor, është çështje mjaft e rëndësishme për funksionimin e ekzekutivit.
Aq më tepër që opozitës i meret çdo argument për të kontestuar shumicën.
Në aspektin politik është me rëndësi të shohim nëse do të bëhet fjalë për kalime individuale të deputetëve, apo për bashkangjitje bashkë me subjektin që i takojnë. Kjo do të sillte një kolorit shtesë për qeverinë dhe shumicën parlamentare në njërën anë, kurse në anën tjetër do të zbehte edhe më shumë ngjyrat edhe ashtu të zbehta të opozitës.
Disa deputetë, në mënyrë vizuele, veçmë e kanë bë paralajmërimin për ndryshim të mundshëm të taborit. Opinionit i kujtohet fotografia e përbashkët e deputetit të BDI-së Ismail Jahoski me kryeministrin Hristijan Mickoski, Izet Mexhitin dhe Fatmir Limanin, natën kur u votua qeveria, shkruan Zhurnal. Që atëherë, një pjesë e madhe e opinionit e konsideron Jaoskin ndër kandidatë më seriozë ëpr të ju bashkangjitur shumicës së re. Por emri i tij nuk është i vetmi, sepse ka edhe disa emra tjerë që janë rrotulluar në opinion, si deputetë që nuk do të duronin gjatë të jenë në opozitë.
Kurse në Maqedoninë e Veriut gjithmonë janë prezente edhe surprizat, kështu që nuk do të habiteshim nëse ndërrim taboresh bën ndonjë deputet ose më tepër deputetë që kurrë nuk do ta shkonte mendja tek ata. Sidoqoftë mbetet të presim shtatorin, nëse “transferet” nuk ndodhin më herët, por gjithsesi zëvendës kryeministri Mexhiti sot bëri një paralajmërim mjaft konkret dhe serioz./Zhurnal