TV21 arriti deri te anketa e parë pas zgjedhjeve parlamentare. Anketa është realizuar nga IPSOS në periudhën prej 10.05.2024 deri 20.05.2024 në territorin e Maqedonisë së Veriut. Anketa është realizuar në teren.

Nga të anketuarit që deklaruan se sigurisht do të dilnin për të votuar, rezultatet janë si më poshtë:

Koalicioni “Maqedonia Jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE 47%

Koalicioni “ E Ardhmja Evropiane” e udhëhequr nga LSDM 15%

Koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI 11%

Koalicioni “VLEN” 11%

LEVICA 8%

ZNAM 6%

Koalicioni ” Me guxim për Maqedoninë” 1%

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, rezultatet janë si më poshtë:
Koalicioni “Maqedonia jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE 31%

Koalicioni “E Ardhmja Evropiane” e udhëhequr nga LSDM 10%

Koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI 7%

Koalicioni “VLEN” 7%

LEVICA 8%

ZNAM 6%

Koalicioni “Me guxim për Maqedoninë” 1%

Të pavendosur 10%

Refuzoj të përgjigjem 19%

Nuk do të votoj 4%

Ky është sondazhi i parë i realizuar pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 8 maj.