Fluksi i madh i udhëtarëve që presin me orë të tëra në vendkalimin kufitar në Bllacë, mësohet se shkaktohet qëllimisht nga komandati i pikës kufitare i emëruar në kohën e BDI-së dhe zëvendësi i tij i ardhur me direktiva të LSDM-së.
Burimet tona tregojnë se Avdil Xhaferi dhe Boban Savovski, i pari komandat i dyti zëvendës, kanë dërguar në pushim 17 punonjës policie duke e ulur kështu në mënyrë drasktike numrin e punonjësve.
Në këtë mënyrë, nga 40 të punësuar, aktualisht kufiri operon me 23 të punësuar. E gjithë kjo bëhet që në njëfarë mënyre për rrëmujën të akuzohet VLEN-i.