Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pjesë e koalicionit Fronti Evropian, paralajmëroi se Fronti do të nis rrugëtimin për të mbrojtur respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim dhe ftojmë qytetarët që të na bashkëngjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit”, tha Ali Ahmeti.

I pyetur nëse kjo do të thotë protesta në rrugë, Ahmeti tha Fronti i ka biseduar të gjitha mundësitë e veprimit.

Ai pyeti se pse shqiptarët dhe komunitetet e tjera joshumicë të organizohen në parti politike nëse fituesi nuk hyn në qeveri.

“Pse këto komunitete duhet të organizohen në parti politike dhe ta kërkojnë legjitimitetin nëse për ato vendos partia më e madhe maqedonase”, deklaroi Ahmeti.