Deputetët e Frontit Evropian e braktisën sallën e Kuvendit, ku po mbahet seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare. Në këtë seancë pritet që të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit, post për të cilën është propozuar Afrim Gashi nga VLEN.
Por, deputetët e Frontit nuk qëndruan në sallë për t’i dhënë mbështetje.
Kundër zgjedhjes së Afrim Gashit si kryeparlamentar është edhe partia Levica e Dimitar Apasievit. Ata thanë se janë kundër “kosovarizimit” të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.