Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për daljen zyrtare te Taravarit nga Qeveria.
Midis tjerash, Zeqirija Ibrahimi ka theksuar se Ali Ahmeti ishte më i suksesshëm për ta tërheq Taravarin sesa ne për ta mbajtur.
“ Sigurisht që neve si VLEN nuk na vjen mirë që ndodhi kjo dhe nuk ishte diçka që ne e kërkuam dhe e shtymë, por kjo ishte diçka që as që mund ta ndalonim. Për shkak se nuk varej nga ne. Bashkëpunimi i zotit Taravari me Ali Ahmetin kishte qenë pak më i hershëm se që kemi menduar ne. Dhe për fat të keq zoti Ahmeti ishte më i zoti se ne që ta tërheq zotin Taravari sesa ne që ta mbajmë atë në VLEN. Kjo realisht ka ndodhur dhe pas kësaj ne vetëm se mund ta falënderojmë për bashkëpunimin e deritanishëm e ti dëshirojmë sukses bashkë me BDI-në atij”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *