
Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për idenë e legjitimitetit e cila është plasuar këtyre ditëve në opinion.
Sipas Ibrahimit, nuk humb aspak legjitimiteti i VLEN-it, pse Taravari ka dal nga koalicioni dhe Qeveria.
Ne, thotë Ibrahimi, jemi përfaqësuesit e 107.000 votave të shqiptarëve që janë dhënë me 8 maj të vitit 2024.
“ Më duhet të shpjegojë fillimisht si çështje parimore. D.m.th. ikja ose qëndrimi në koalicion i zotit Taravari nuk e lëkund aspak legjitimitetin. Për shkak se ne jemi përfaqësuesit e 107.000 votave të shqiptarëve të cilat u dhanë me 8 maj të vitit 2024. Ne jemi aty për t`i përfaqësuar ata votues dhe atë politikë. Nëse ndërkohë zoti Ahmeti arrin të shkëpusë ca deputet ose në këtë rast një kryetar të partisë kjo nuk e bënë më pak legjitime VLEN-in në Qeveri. Për shkak se ne aty jemi për të përfaqësuar para votuesve atë program politik. Andaj nuk dëshiroj të flas në terma të numrave, sepse ajo është një lojë të cilën e dëshiron zoti Ahmeti. Por, ne jemi përfaqësuesit e votës që e kemi marr në vitin 2024. Dhe nuk është diçka që mund të kontestohet nga rritja ose ulja e numrave të deputetëve”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.