Krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar sot një takim në ambientet e qeverisë së Kosovës me kryeminstrin Albin Kurti. Në takm është diskutuar për çështjë me rëndësi për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

“Bashkë me udhëheqësit e koalicionit VLEN takuam sot në Prishtinë kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti, me të cilin diskutuam për çështjet me rëndësi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e për çështje të tjera të rëndësishme. Shqetësuese për palët vazhdon të jetë influenca ruse dhe serbe, e cila ndodh edhe përmes rrjeteve korruptive e kriminale.

Zhvillimi i infrastrukturës që ndërlidh popullsitë e shtetet tona, ishte një ndër temat kryesore të diskutimit, bashkë me ide e projekte për gjallërimin e bashkëpunimit ekonomik, kulturor e arsimor.

Takimi u zhvillua në frymë të bashkëpunimit të përzemërt, duke mbajtur parasysh se shqiptarët në Ballkan janë faktor i padiskutueshëm në mbështetje të demokratizimit, integrimit europian, paqes e sigurisë dhe qëndrueshmërisë euroatlantike”, thuhet në njoftim.