Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani ka njoftuar se në Bruksel është takuar me euro-deputetin Tomas Vajc, ku është diskutuar për hapat strategjike të së ardhmes evropiane të RMV-së.
“Në Bruksel, me euro-deputetin Tomas Vajc, për hapat strategjike të së ardhmes sonë evropiane.
Në takim, diskutuam për zbatimin e reformave, ndryshimet kushtetuese dhe hapjen e klastereve negociuese.
Mbështetja nga Parlamenti Evropian mbetet e rëndësishme, por vendosmëria medoemos të vijë nga vendi ynë.
Maqedonia e Veriut duhet të ecë përpara me gjithëpërfshirje, përgjegjësi dhe vizion të qartë për BE-në”, ka shkruar ministri Murtezani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *