Zeqirija Ibrahimi, lider i Alternativës, gjatë takimit me strukturat, aktivistët dhe qytetarët e Kumanovës midis tjerash ka theksuar se si janë të përfaqësuar shqiptarët në këtë Qeveri.
Duke përmendur shifra të përfaqësimit në nivel të ministrave, drejtorëve, bordeve, zëvendës ministrave, theksoi se e gjithë kjo gjë është bërë në kuadër të vullnetit dhe këmbënguljes së një kumanovari e ai është Bashkim Murtezi.
“ Shqiptarët mbeten të përfaqësuar në mënyrë të barabartë, nga postet e larta të shtetit e deri në nivel të punësimeve. Dmth e kemi edhe kryetarin e Kuvendit shqiptarë, ish kryetarin e Alternativës dhe deputetin e zonës suaj Afrim Gashi. Çdo resor dmth në pjesën e qeverisjes është e ndarë me ¼, edhe pozitat e ministrave edhe pozitat e zëvendës ministrave. Në pjesën e drejtorive është ruajtur ekuilibri i 25 %. Kjo gjë ruhet edhe në pjesën e bordeve, edhe në pjesën e Këshillave etj, etj. Dhe nuk mund të mos e lavdëroj, jo për shkak të lavdit, por për shkak të meritës, se kjo puna e përfaqësimit të këtillë të shqiptarëve është bërë fal një kumanovari Bashkim Murtezi. Unë e di se çdokush e thirr atë, çdokush i kërkon atij, por e dini se Bashkimi nuk është vetëm heroj i këtij përfaqësimi të shqiptarëve, por është edhe tmerri për partnerët tanë të cilët janë lodhur nga peshorja e tij se çdokund insiston që të ruhet ky ekuilibër. Andaj, nëqoftëse ju si kumanovar e keni arsyen të mburreni edhe ne si parti mburremi me punën e tij ” , theksoi midis tjerash Ibrahimi.