Ish kongresmeni DioGuardi në një deklaratë ka qenë i ashpër me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin, duke thënë që i njëjti ka dështuar dhe ka marr në qafë shqiptarët.

“Tani ne kemi problemin me Ali Ahmetin në Maqedoni. Çfarë është duke bërë ai, 15 vjet ne punuam me Arben Xhaferin, një nga politikanët më të mençur shqiptarë që mund ta gjeni. T’ju jap një shembull: Marrëveshja e Ohrit, e negociuar nga BE dhe e garantuar nga SHBA. Ku është sot? Në bërllok! Sepse ka kalkulime politike dhe politikanët e bënë këtë dhe politikanët shqiptarë përfaqësues duke filluar nga Ali Ahmeti, ai e kishte Marrëveshjen e Ohrit në duart e tij dhe e la të vdiste, nga ajo që unë mund të shoh”, ka deklaruar DioGuardi, duke shtuar se ish kryeministri Nikolla Gruevski është dashur që moti kohë të përfundojë në burg për shkak se shumë shqiptarë u vunë në kurth dhe u vranë për qëllime politike.