Drejtori i “Postat e Maqedonisë”, Orhan Kurtishi e ka kritikuar qëndrimin e ish ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, i cili në një reagim në Facebook e ka quajtur Kumanovën qytet rus.
“Paska shkruar Kreshniku për Kumanovën sikur të jetë qytet vetëm i një etnie! Për habi, qenka harruar fakti që Kumanova ka edhe shqiptarë, jo vetëm maqedonas. Me siguri, herën tjetër kur të kalojë nga qyteti, do të ketë fatin të takojë shqiptar dhe t’i kujtohet se nuk jemi të padukshëm. Sa për këto shifra që përmend, do të ishte mirë të kuptonte që për ne është më e rëndësishme të punojmë për zhvillim, sesa të merremi me thashetheme”, thuhet në reagimin e Kurtishit.