Sot ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, mbajti takim me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrash Klein, në të cilën u diskutua për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe progresi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Murtezani uroi për marrjen e kryesimit nga ana e Hungarisë me Këshillin e BE-së dhe shprehu shpresën se kryesimi hungarez do të sjellë progres në negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Ministria për Çështje Evropiane është plotësisht e përkushtuar ndaj këtij qëllimi strategjik të anëtarësimit në Union. Ai theksoi gatishmërinë e vendit për bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm si me Komisionin e ri Evropian ashtu edhe me kryesimin hungarez. Në këtë kontekst, ministri Murtezani falënderoi për ftesën e dërguar nga ana hungareze për vizitën e tij në Budapest gjatë kryesimit të tyre dhe së bashku me ambasadorin Klein shikuan mundësitë për realizimin e saj.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se Grupi i Vishegradit, në të cilën është anëtar Hungaria, paraqet model të shkëlqyer për ndarjen e praktikave të mira dhe ndihmë në zbatimin e standardeve të BE-së. U diskutua edhe për bashkëpunimin potencial në fusha të ndryshme, si dhe për aktivitetet që mund të kontribuojnë në përshpejtimin e procesit integrues.