Paraditen e sotme kanë nisur punimet për rregullimin e infrastrukturës hekurudhore në hyrje të fshatit Çerkez në Kumanovë. Autoritetet paralajmëruan se rruga nuk do të bllokohet tërësisht, por komunikacioni do të zhvillohet vetëm në një korsi, ndërsa kërkojnë mirëkuptim nga banorët në rast se krijohen kolona. Apelohet që të shmangen lëvizjet e pa nevojshme.















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































