Zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti, u pyet edhe për pjesën e mbetur të kazinove online që kanë mbetur ende në funksion, pasi u soll vendim për mbylljen e tërësishme të kësaj dege të lojërave të fatit.

Ai tha se kompania e vetme që aktualisht operon, MegaWin do të mbyllet në seancën e ardhshme të qeverisë pasi për të nevojitet vendim i veçantë meqë është 100 përqind shtetërore.

“Megawin është 100% shtetërore, që organizon online, ka procedurë tjetër, në mbledhjen e ardhshme, të martën, do të mbyllet edhe ajo dhe 100% online kazinotë të jenë jashtë funksionit në RMV”, deklaroi Mexhiti.