
Pasditen e sotme ka pasur gjuajtje me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit.
Jozyrtarisht, dyshohet se ka një viktimë. Gjuajtjet kanë ndodhur në afërsi të Stacionit të Policisë të njohur si Stacioni i Policisë Bit Pazar.
Në terren ka forca të shtuara policore. Sipas informacioneve të para, është lënduar edhe një grua, kalimtare e rastit.