Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se në një takim me ambasadoren e Gjermanisë në Shkup, Sh.S. Petra Dreksler, dhe me ekspertët përfaqësues të Bundestagut, të pranoj donacionin e skenerëve të sigurisë nga Bundestagu për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Ky donacion është një hap i rëndësishëm për forcimin e infrastrukturës së sigurisë parlamentare, që ndihmon në ngritjen e sigurisë dhe kredibilitetit të Kuvendit, prandaj në emrin tim personal dhe të Kuvendit të RMV, shpreha mirënjohje për këtë mbështetje të çmuar dhe falënderova për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet institucioneve dhe shërbimeve të përfshira në këtë iniciativë.
Gjatë takimit, me prezencën e saj, na nderoi edhe Ambasadorja e Zvicrës, SH.S. Veronique Hulman dhe përfaqësues të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), të cilët poashtu i falënderova për kontributin e tyre për këtë donacion”, ka shkruar Gashi.