
Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Telegrafi.com ka komentuar spekulimet rreth largimit të tij nga VLEN-i.
Gashi ka nënvizuar se ai familjarisht asnjëherë nuk kanë tradhtuar askënd, e as tash.
“ Unë jam njeri që nuk lëvizi kurrë. Unë krejt i bëjë me tradhtuar nuk tradhtoj. Me mashtruar nuk mashtroj. Me gënjye nuk gënjej. Jam bashkë me shokët e mi. Në momentin që nuk pajtohem me shokët e mi, atëherë e la politikën. Shkoj prej këtij vendi. Mirëpo, kurrë tradhtia, as unë, as babë, e babagjysh e katragjysh nuk e kemi pasur adet në familjen tonë. Nuk i tradhtoj këto rrënjë të fuqishme që i kam“deklaroi Gashi.