“Sot pata një takim të mrekullueshëm me ambasadorin slloven në vend, Gregor Presker. Sllovenia mbetet një partner i fortë dhe mik i sinqertë i Maqedonisë së Veriut në përpjekjet tona për integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.🇸🇮🇲🇰“, ka shkruar Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në Fejsbuk.
“E vlerësojmë veçanërisht mbështetjen e tyre për projektet kyçe të infrastrukturës, që do të sjellin përfitime afatgjate për vendin tonë. Sllovenia është aleati ynë jashtëzakonisht i rëndësishëm në rajon, dhe përvoja e tyre në procesin e anëtarësimit në BE është e një rëndësie të madhe për ne”, shkruan Murtezani.