“Nuk ka gjëra të tilla brenda koalicionit VLEN dhe partnerëve të tjerë të koalicionit”, kështu tha Bashkim Murtezi nga VLEN kur u pyet për deklaratën e Maksim Dimitrevskit që tha se, VLEN po nxitë largimin e ZNAM nga Qeveria, përcjell TV21. Murtezi tha se veprimet e tyre politike janë veprime që kanë qenë pjesë e programeve dhe se janë në të mirë të qytetarëve dhe shtoi se, nuk ka të bëjë me raportet mes partnerëve të koalicionit. /TV21.