Orhan Murtezani nga koalicioni VLEN në Daily Click në TV21 tha se edhe ata mbështesin idenë që çështja e legjitimitetit të rregullohet me ligj, por e njëjta të lidhet strikt me votën etnike.
“Tash platformat që vijnë për ta rihapur këtë çështje, dhe për ta rregulluar me ligj, edhe ne jemi për ta rregulluar me ligj, por duhet pasur parasysh që rregullimi me ligj, por duhet pasur parasysh që rregullimi me ligj të lidhet strikt me votën etnike, sepse nëse nuk e lidhim me votën etnike, atëherë jo vetëm që mund të kemi një koalicion multietnik siç e ka Fronti Europian, por mund të ndodhë që edhe partitë maqedonase rreth vetes të tubojnë parti më të vogla shqiptare dhe të thirren në legjitimitetin e votës shqiptare”, tha mes tjerash Murtezani./tv21.tv