Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ia dorëzoi mandatin për formimin e Qeverisë kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, partia e të cilit në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 8 maj fitoi 58 mandate.

Pas marrjes së mandatit, Mickoski tha se do ta realizojnë programin e premtuar para qytetarëve, e që mori mbështetje masive në zgjedhje.

“Së shpejti nga sot do të formohet Qeveria e re reformuese e cila do të ketë qëllim kryesor të ecin proceset para. Të mos fundosemi si shtet dhe shoqëri në moçal, por ta zhvillojmë shtetin tonë, qytetarët të ndjehen mirë, të mos ketë qytetarë të rendit të parë dhe të dytë, të zhvillojmë punët në ekonomi, na pret një cikël i fort investues në ekonomi”, tha Mickoski.