
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, gjatë ditës së sotme kanë inspektuar punimet rreth ndërtimit të gjimnazit “Sami Frashri” në Kumanovë.
“ Së bashku me mikun tim, Afrim Gashi, kryetar i Parlamentit si dhe Sekretarin Organizativ të Alternativës, Bashkim Murtezi nga afër sot vizituam rrjedhën e punimeve në ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashri” në qytetin e Kumanovës.
Ky është një projekt serioz që me dekada janë duke e pritur nxënësit dhe qytetarët e Kumanovës, ndërsa rrjedha e punimeve po mundësohet edhe fal ndarjes së fundit buxhetore prej 118 milion denarësh.
Urova drejtorin e shkollës, Nagri Rexhepin si dhe përgëzova të gjithë aktorët që janë meritorë për këtë projekt kapital për kumanovarët”, thuhet midis tjerash në njoftim.