Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin.
“Urime Kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë luajtur rol kyç në shtetformimin dhe shtetndërtimin e Maqedonisë së Veriut ndërkaq sot janë kontribuues kyç për perspektivën evropiane të saj.
Shtetet tona gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore, të bazuara në respekt të ndërsjellë, miqësi e bashkëpunim.
I uroj Kryetarit Gashi shumë suksese në këtë pozitë të rëndësishme! 🇽🇰🇲🇰”, ka shkruar Osmani në X.