Enti për punë hidro-meteorologjike njoftoi se që nga dita e mërkurë Maqedoninë e Veriut do ta kaplojë një valë shumë e nxehtë e motit. Bazuar në raportet e tyre temperaturat do të jenë kryesisht shumë të larta mbi 30 gradë dhe pjesërisht diku edhe mbi 40 gradë celsius. Theksojnë se ky i nxehtë do të kaplojë vendin deri në ditën e dielë, ku masa ajrore do të jetë e qëndrueshme dhe shumë ngrohtë nga jugu.

“Nga e mërkura deri të dielën zona jonë do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore të qëndrueshme dhe shumë të ngrohtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot më të nxehtë për këtë periudhë të vitit. Temperaturat e ditës kudo do të jenë mbi 30 gradë, e në disa vende do të arrijnë deri në 40 gradë”, thonë nga Enti.

Në ndërkohë, sipas vlerave kufitare të parashikuara dhe të llogaritura të temperaturave ekstreme nga HMRC, në territorin e vendit tonë nesër do të jetë në fazën e verdhë aktive, ndërsa në luginën e Shkupit dhe Pollogut në nivelin e portokalltë për rrezik nga temperaturat e larta. Për shkak të rritjes së mëtejshme të temperaturave nga e enjtja, niveli i portokalltë do të jetë aktiv kudo.

Organet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në këto ditë të të nxehtit dhe se për çdo përkeqësim të shëndetit të kontaktojnë mjekun amë.