Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim inspirues me nxënës të shkëlqyer të shkollës fillore “Koço Racin” nga Ognjanci, të cilët patën mundësinë të vizitojnë institucionin legjislativ të vendit. Gjatë vizitës, nxënësit u njohën me funksionet dhe rolin e Kuvendit, si dhe patën rastin të bashkëbisedojnë me kryetarin Gashi.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të hapur, kryetari Gashi shprehu entuziazmin e tij për të rinjtë dhe theksoi se e ardhmja e vendit është në duar të sigurta me entuziazmin dhe përkushtimin që treguan këta nxënës.