Nuk e nxorën në shitje pronën e konfiskuar të Gruevskit – Kovaçevski se ka idenë pse Qeveria e bëri këtë
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk e ka idenë pse Qeveria ditë më parë në mbledhjen e saj nuk vendosi që pasuria e konfiskuar e ish kryeministrit Nikolla Gruevski të nxirret në ankand publik. I pari i organit ekzekutiv thotë se në mbledhjen e djeshme nuk ka qenë prezent, ndërsa me seancën ka udhëhequr zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
“Unë dje nuk isha në seancë të Qeverisë. Në mungesë të kryeministrit, seancën e udhëheq zëvendëskryeministri i parë ose ndonjëri nga zëvendëskryeministrat. Nuk mund të ndaj hollësi për secilën nga pikat sepse gjithmonë ka shumë pika të propozuara. Nuk kam informacion se jam kthyer natën vonë”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Alsat mëson se Qeveria ka kthyer mbrapa raportin e drejtorit të Agjencisë për menaxhimin e pronës së konfiskuar për një gabim teknik në përkthim. Bazuar në vendimet e plotfuqishme të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, Agjencia për menaxhimin e pronës së konfiskuar ka nisur procedurën për konfiskimin e dy banesave, njëra 65 m2 dhe tjetra 44 m2. Përveç dy banesave, Gurevski parashikohet t’i konfiskohen edhe 3 apartamente në Rezidencën Panorama, si dhe tokë ndërtimore në Qendër dhe fshatin Norovë në Krushevë. Askush nga organi ekzekutiv nuk ishte i gatshëm të komenton nëse vërtet pasuari e Gruevskit besohet të jetë vetëm 2 banesa dhe 3 apartamente, pasuri kjo e cila është simbolike në raport me jetën luksoze të ish kryeministrit, syzet dhjetëra mijëra euro dhe standardin e familjes së tij të dëshmuar tashme prej sa vitesh, gjegjësisht prej kur Gruevski ndodhet në arrati. Në listat anketuese, tani nuk mund asgjë të evidentohet me emrin Nikolla Gruevski, pavarësisht dhe informacionet për pasurinë e tij ishin të qasshme deri kohë më parë. /Alsat.mk