Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherit kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, bashkërisht me Ministrin e Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zv, Kryeministrin e parë të RMV-së, Izet Mexhiti, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, filantropin Lazim Destani si dhe qindra biznismenë të suksesshëm nga brenda dhe jashtë vendit, morrën pjesë në ceremoninë hapëse të panairit tregtar, më të madhin të organizuar ndonjëherë nga shqiptarët jashtë vendit, në Berlin të Gjermanis.
“Global Albanian Gastronomy Festival (GAGF), nën moton “Aty ku tradita takohet me tregtinë”, synon të bashkojë kompani nga sektori i ndërtimit, dizajnit & dekorimit, sektori i zinxhirit të furnizimit me ushqime dhe pije, sektori i shërbimeve digjitale & outsourcing, si dhe sektori i investimeve në turizëm, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi dhe do t’i takoj ata me mbi 3000 pjesëmarrës nga diaspora shqiptare në Evropë dhe Amerikë, të cilët janë angazhuar suksesshëm në sektorin e gastronomisë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.