Me ritëm të përshpejtuar është duke u zhvilluar çështja e formimit të Qeverisë së re VMRO-DPMNE dhe VLEN.
Sipas informacioneve, bisedimet janë në nivel të avancuar, madje mësojmë se është bërë edhe ndarja e resorëve.
Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Përpos, kryeparlamentarit, Alternativës do t’i takojnë edhe Eurointegrimet. Po ashtu, Alternativa, do ta ketë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe zv/ministrin për Bashkësi Etnike.
Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e Zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubi, Ministrinë e Ambientit dhe dy Zëvendësministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.
Lëvizja e Besa do të udhëheq Ministrinë Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë edhe Zëvendësministri i Kulturës.
Arben Taravarit do t’i takojë Ministria e Shëndetësisë, ndërsa do të ketë edhe zv/ministrin e Mbrojtjes.