
Sekretari për marrëdhënie me publikun në Alternativa. Driton Sulejmani ka reaguar në lidhje me akuzat e BDI-së për largimin e balancerit.
Sulejmani ka vënë në pah dorën e BDI-së në keqpërdorimin dhe largimin e balancerit si dhe ka sqaruar opinionin se problemi i përfaqësimit të drejt do të zgjidhet me ligj.
“ Në Strategjinë për reforma në administratën publike të cilën e kaloi qeveria BDI-LSDM-Partia e Selës në korrik 2023, në faqen 47 të strategjisë shkruan: „ të tejkalohet nevoja për zbatimin e mekanizmit të quajtur balancer e cila në praktikë ka shkaktuar numër të madh të keqpërdorimeve “. Kjo tregon se BDI vet e ka filluar procedurën për shfuqëzimin e balancerit dhe pa fije turpi del dhe akuzon VLEN-in për një gjë të tillë. Vendimin e ka sjellë gjykata kushtetuese e kontrolluar prej pushtetit të mëparshëm. Edhe më e turpshme është situata kur e paraqesin vetën si mbrojtës të administratorëve dhe punësimeve shqiptare e që në kohën e tyre i kan rrjepë me nga 3000 e 5000 euro për një vend pune.
Sa për çështjen e gjykatës kushtetuese e sistemit gjyqësor në përgjithsi kujtoni fjalinë e famshme të ministrit të atëhershëm të BDI se për një prokuror nuk shkohet në xhenet. Duke i vendosur gjyqtarët e prokurorët me atë kriterium sot jemi para situatave të tilla në të cilat ata shfrytëzohen për të drejtuar agjenda politike destabilizuese në favor të atyre që i kanë emëruar.
VLEN padyshim se do ta zgjidh problemin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe këtë do ta bëj me ligj, kurse ju demagog të BDI që po derdhni lot krokodili rrini aty në opozitë se boll shqiptarët ua kanë parë sherrin.”, shkruan Driton Sulejmani.